Ronaldinjo: Dua të jem në fushë
“Shpresoj të luaj, sepse ndihem shumë mirë”.Pasi mbërriti në një festë të organizuar në njëdiskotekë të Milanos për promovimin e videolojëssë re, FIFA 2009, Ronaldinjo menjëherë ka menduartë motivojë shokët për sfidën e radhës nëkampionat, ndaj Napolit kryesues, në “San Siro”.“Napoli po kalon një periudhë mjaft të mirë, - kakonfirmuar asi brazilian, - dhe meriton të gjithërespektin tonë. Për këtë arsye duhet të bëjmëmaksimumin në këtë sfidë”. Dinjo shpreson të jetënë fushë të dielën kundër skuadrës napolitane,ndërsa është gjithsesi i bindur se Milani, pasi ka gjetur formë e vendosmërinë e duhur në fushë dheka kapërcyer në renditje Interin, do të ofrojë njëparaqitje të mirë. “I kemi kaluar kritikat e fillimsezonit,- është shprehur kampioni kuqezi, - dhe kemiarritur që të rikuperojmë shumë vende në renditjejavë pas jave”. Para se të ndahej nga gazetarëtpër t’iu bashkuar më pas festës, Ronaldinjo ka komentuarme shumë kënaqësi blerjen e bujshmetë merkatos së janarit për Milanin, Dejvid Bekham:“Jam shumë i kënaqur që Bekham do të vijë nëjanar dhe shpresoj të na ndihmojë. Ai ka shumëcilësi të mira”.