Gasperini do rezultat pozitiv edhe në Udine
Xhan Piero Gasperini, në prag të sfidës së të dielës kundërUdinezes, pret një tjetër përgjigje pozitive nga skuadra etij, pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e fundit.“Xhenoa është e mbushur me histori e traditë. Më parë mundtë kishte disa gjëra jo dhe aq për t’u vlerësuar, por tashmëmund t’i shtojmë një të tashme e mbi të gjitha një të ardhmemjaft të rëndësishme. Ndeshja kundër Udinezes do të jetëpadyshim një sfidë e bukur. Jemi në një situatë optimaledhe kemi një ditë më shumë për të rikuperuar. Nuk mendojse ne jemi ‘macja e zezë’ e Udinezes. Ka më tepër premisaqë të jetë një garë spektakolare e mbushur me gola, dukepasur parasysh filozofinë e skuadrave, edhe pse rezultatika shumë rëndësi”, përfundon Gasperini.