Dunga: Isha inferior ndaj Maradonës
Tekniku i Brazilit, Dunga, votëbeson Maradonën në postin e ri, në drejtimin e Argjentinës, duke nënvizuar se mungesa e përvojës në stol nuk do ta pengojë. Për ironi të fatit, kur u emërua Dunga trajneri i Brazilit në 2006-ën, pati shumë kritikë për mungesën e përvojës, e një nga ata ishte pikërisht Maradona. Për Dungën ka qenë kënaqësi të luante ndaj "Pibe de Oro", një futbollist i jashtëzakonshëm. "Zoti i dha secilit talentin që i takonte dhe mua më duhet të pohoj se ndaj Maradonës isha inferior".