Hoze Murinjo: Italia nuk më do
Nisin shqetësimet për Hoze Murinjon. "Ajo që ndodhi në Rexhio Kalabria është tregues i mënyrës se si jeton dhe zhvillohet futbolli italian, por dhe vetë shoqëria italiane. I dhurova një djali një kryq që kisha në Gelsenkirshen, kur fitova me Porton Champions-in. Ky kryq ishte shumë i veçantë për mua. Por menjëherë u gozhdova nga kritika. U mendua se i dhurova diçka që nuk duhej, një monedhë. Ndaj meje u ngritën shumë dyshime", tregon Murinjo, i cili nuk e fsheh se ndihet jo komod: "Italia nuk më do, nuk më vlerëson, nuk ka besim".