06 nëntor 2008

Del Piero: Nuk mund të jem më i lumtur

Alessandro del Piero, ka thënë se nuk mund të jetë më i lumtur pas dy golave të shënuar ndaj Real Madridit në Bernabeu, që i sollën edhe fitoren Juventusit në këtë derbi të Ligës së Kampionëve.
“Nuk mund të jem më i lumtur nga kjo. Fituam, luajtëm një ndeshje të pabesueshme, unë shënova dy gola dhe çfarë mund të ketë më mirë se kjo”, ka thënë kapiteni i bardhezinjve.“Momente të tilla janë shumë emocionuese dhe jam i lumtur që publiku më përcolli në këmbë kur dola nga fusha. Këto janë disa momente shumë pozitive për mua”, ka shtuar italiani.Me këtë fitore, Juventusi praktikisht siguron vend në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.