06 nëntor 2008

Benitez: Torres do të luajë në ndeshjen e ardhshme

Menaxheri i të kuqve, Rafael Benitez, është i bindur se Fernando Torres do të rikthehet në fushë gjatë ndeshjes së vikendit kundër West Bromwich.
Pritej që Torres të rikthehet në fushë për ndeshjen e në Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, por megjithatë u vendos që të mos rrezikojë.“Besoj se Torres do të jetë i gatshëm kundër West Bromwich këtë vikend. Gjithçka varej nga Fernando, ai nuk ishte i kënaqur nga gatishmëria e tij dhe për këtë nuk luajti kundër Atleticos”, ka thënë Benitez.