Kapiteni i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se të gjithë në ekip janë të dëshpëruar nga paraqitja në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Celticut.“Jemi të dëshpëruar nga pjesa e parë. Nuk luajtëm keq, por nuk u paraqitëm më së miri”, ka thënë Giggs, i cili ishte edhe autor i golit të barazimit, 6 minuta para fundit të ndeshjes.“Në pjesën e dytë e dinim se duhet të krijojmë raste, të cilat duhej t’i shfrytëzonim. Gjatë goditjes së Ronaldos ishte vërtet vështirë për portierin. Për fat topi erdhi tek unë dhe shënova”, ka shtuar kapiteni.