Mediat angleze kanë përcjellë lajmin se ekipi i Manchester Cityt, ëshë i gatshëm sërish ta thyejë rekordin e Premierligës duke transferuar argjentinasin Sergio Aguero.“City tashmë ka dërguar një ofertë të vlefshme më shumë se ajo e Robinhos. Atletico Madrid këtë verë refuzoi ofertën e Interit të vlefshme 24 milionë funta, por oferta e Cityt është shumë më e mirë”, ka thënë një burim për News of the World.“Ashtu siç nuk mundi ta ruajë Fernando Torresin, klubi spanjoll është i vetëdijshëm se nuk do të mund t’i refuzojë të gjitha ofertat për Agueron”, shton më tej burimi.Në verën që lamë prapa, pronarët e rinj të Cityt, Abu Dhabi United Group, thyen rekordin e transferimeve në Premierligës, duke angazhuar Robinhon për 32 milionë funte.