02 nëntor 2008

Fabregas kërkon shiritin e kapitenit

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se e dëshiron ta ketë detyrën që ka William Gallas dhe të mbajë shiritin e kapitenit.
“Vërtet dua të arrij shumë me Arsenalin, të fitoj trofe dhe të mbetem i shkruar në historinë e klubit. Prandaj jam këtu. Do të doja të jem kapiten, por pa dallim nëse do ta mbaj ose jo shiritin, gjithmonë do të jap 100% për tifozët”, ka thënë Fabregas. Spanjolli është në Arsenal që nga shtatori 2003, ndërsa në vitin 2006 nënshkroi marrëveshje afatgjate me klubin, në kohëzgjatje prej 8 vitesh.