02 nëntor 2008

Diego: Ndjehem mirë në Werder

Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, thotë se ndjehet shumë mirë në klubin gjerman dhe se është i vetëdijshëm për interesimin e klubeve të mëdha, por nuk mund të vendosë se çka i përgjigjet më së shumti.
Braziliani është cak i shumë gjigantëve rreth e qark Evropës, por thotë se për momentin është i lumtur në Gjermani dhe Bremen. Interesim për të kanë shprehur shumë skuadra evropiane, në mesin e të cilëve edhe gjigantët si Juventus, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea.“Ndjehem shumë mirë në Werder. Që nga dita e parë njerëzit më kanë pritur mirë dhe të gjithë janë fantastik. Për çdo lojtar më e rëndësishme është të jetë i lumtur në klubin ku luan dhe kjo është rast edhe me mua në Werder. Dhe për këtë i falënderoj të gjithë këtu”, ka thënë Diego.“Mund të them se nuk e kam aspak të lehtë të zgjedh. Disa prej ekipeve të interesuara janë kampionë të mëdhenj, ndër klubet më të njohura. Secili lojtar do të dëshironte të luajë për to dhe as unë nuk jam më ndryshe”, ka shtuar braziliani duke bërë të qartë se megjithatë gjasat për largim të tij nga klubi gjerman janë të mundshme.