Manchester City e ka mposhtur skuadrën Twente Enschede me rezultat 3-2 pas një ndeshje të bukur nga të dyja skuadrat.Golin e parë në ndeshje shënuan vendasit sapo filloi loja (2’) me anët të Sean Wright Phillips, mirëpo mysafirët barazuan me anë të Elias (17’). Braziliani Robinho krijoi sërish epërsinë për Cityn (57’), ndërsa lojtari tjetër i ‘pasanikëve’, Mwaruwari (62’) e bëri 3-1 për vendasit. Krejt çka arritën të bënin lojtarët e Twentes ishte ta ngushtonin epërsinë në 3-2 me golin e Wielaert. Takimi tjetër në Grupin A ndërmjet Racing Santander dhe Schalke, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.