Skuadra e Milanit ka shfaqur një lojë të dobët në ndeshjen e Grupit E të Kupës UEFA kundër Bragës në San Siro, mirëpo një supergol i Ronaldinhos në fund të ndeshjes ia siguroi tre pikët djemve të Ancelottit.Ancelotti e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Pato, Schevchenko dhe Inzaghi, mirëpo kjo nuk rezultoi me asgjë. Në pjesën e dytë për Rossonerët u inkuadruan edhe Ronalduinho dhe Seedorf, mirëpo ishte sërish skuadra mysafire që kontrollonte ndeshjen. Megjithatë individualiteti i Ronaldinhos është një plus i madh për skuadrën e tij. Atëherë kur mendohej se gjithçka po përfundon me rezultat të barabartë, një gjuajtje e Ronaldinhos nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit (90+3), e vendosi takimin.