Tottenham Hotspur duket se u është kthyer fitoreve pasi të enjten na takimin e Grupit D të Kupës UEFA ka shënuar fitore të lartë, 4-0 kundër skuadrës kroate, Dinamo Zagreb.Darren Bent shënoi hat-trick në këtë takim (30’, 33’ dhe 70’), ndërsa golin tjetër e shënoi Huddlestone (59’). Në ndeshjen e grupit C, Sevilla ka pësuar humbje si mysafire e skuadrës Standard Liege me diferencë minimale prej një goli, ndërsa golin e vetëm në ndeshje e shënoi Dieumerci Mbokani (38’). Ajaxi ka shënuar fitore për ta zbutur paksa paraqitje e keqe të skuadrave holandeze në takimet e të enjtes në Kupën UEFA. Goli i Suarez në minutën 41 ishte fatal për kundërshtarin e Ajaxit nga Grupi F, Zilina.