Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se goli i dytë i shënuar nga sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, në ndeshjen e mbrëmshme, është pranuar për faj të tij.Del Piero mbrëmë shënoi dy golat e fitores së ekipit italian, dhe goli i dytë ishte nga gjuajtja e lirë, për të cilën Casillas pranon se ishte gabim i tij.“Goli i dytë ishte gabim i imi. Por, ne kishim disa raste, për shembull Diarra pati dy raste të shkëlqyeshme. Ata me vetëm disa raste për gol erdhën tek tri pikët e rëndësishme”, ka thënë Casillas.“Tash ne duhet të luajë në Bjellorusi dhe ta sigurojmë vendin e dytë”, ka shtuar më tej portieri i kampionit të Spanjës.