03 nëntor 2008

Beckham dëshiron të qëndrojë më gjatë te Milan

Sipas mediave italiane ylli anglez, David Beckham, ka shprehur dëshirën që të qëndrojë më gjatë te skuadra e Milanit.Legjenda e futbollit anglez nga janari do t’i bashkëngjitet Rossonerëve për një qëndrim afro-dymujor në formë huazimi nga skuadra amerikane L.A. Galaxy. Mirëpo, “Tuttomercatoweb” njofton se Beckham dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në San Siro me qëllim që të aftësohet për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Anglisë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Dëshira e Beckham është që sërish të jetë pjesë e elitës së futbollit evropian, ku kualiteti i ndeshjeve është shumë më i lartë në krahasim me atë amerikan.