03 nëntor 2008

Higuain: Nuk na shqetëson Barca

Gonzalo Higuain thotë se nuk ka panik në radhët e Real Madridit, pavarësisht se Los Blancos mbrëmë dështuan të fitonin kundër Almerias.Në takimin e të dielës Mbretërit nuk arritën t’i fitojnë tre pikët nga ndeshja kundër skuadrës së papërshtatshme Almeria. Kështu që Barcelona ka siguruar kreun e tabelës, ndërsa Real Madrid është në vendin e tretë, dy pikë pas liderit. “Ka edhe shumë ndeshje para nesh, pasi që ky do të jetë një sezon i gjatë”. “Po ashtu nuk duhet harruar se ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të mërkurën në Ligën e Kampionëve, dhe shpresojmë që kjo ndeshje t’i rregullojë gjërat për së mbari”. “Ne nuk shqetësohemi për Barcelonën, pasi ata janë vetëm dy pikë para nesh. Ka kohë për gjithçka”, ka përfunduar argjentinasi.