Dunga i gatshëm ta shpëtojë Adrianon nga Mourinho
Trajneri i Brazilit Carlos Dunga do ta vizitojë fushën stërvitore të Interit për t’u takuar me asin brazilian, Adriano, të cilin trajneri i zikaltërve e ka lënë jashtë skuadrës e cila do të ndeshet me ekipin Arjan Beqajt, Anorthosis Famagusta, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Sulmuesi brazilian është dënuar nga trajneri Mourinho për shkak se ka vazhduar daljen natën, ndërkohë që ka ardhur me vonesë në stërvitje. Ndërsa për t’i qetësuar gjërat do të futet në aksion Dinga i cili është i shqetësuar për gjendjen e Adrianos. Sipas “Tuttosport” trajneri brazilian do ta vizitojë bashkëkombësin e tij këtë javë, ndërsa qëllimet e tija janë që ta ndihmojë lojtarin t’i tejkalojë këto probleme dhe të jetë i gatshëm të luajë edhe për Interin edhe për Brazilin. “Dëshiroj t’i shikoj lojtarët në fushën stërvitore, të flas me ata të cilët janë në dispozicion për të luajtur dhe t’i falënderohem skuadrës që i lejon të luajnë për Brazilin”, është cituar Dunga nga “Tuttosport”.