05 nëntor 2008

Perandori Del Piero gjunjëzon Mbretërit

Një ndeshje e bukur është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu të kryeqytetit spanjoll, ku janë takuar Mbretërit e Real Madrid dhe Zonja e Vjetër nga Torino, me ç’rast Juventusi e ka mposhtur Realin në shtëpinë e tij me rezultat 2-0.
Ishte sërish ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, njeriu i cili i ndryshoi shifrat. Djaloshi i Artë me lëvizjet e tija të zakonshme pa një hapësirë ndërmjet Cannavorës dhe portierit Casillas dhe me një gjuajtje gjeti skajin e portës dhe ia dha epërsinë skuadrës mysafire (17’).
Deri në fund të pjesës së parë Mbretërit vazhduan të sulmonin portën kundërshtare, megjithatë nuk arritën që ta bëjnë atë që nevojitej, të shënojnë gol. Për dallim nga pjesa e parë kur madrilenët ishin dominues, në pjesën e dytë loja ishte pak më e balancuar, edhe pse në fillim Los Merengues e filluan me një presion para gjashtëmbëdhjetëmetërshit mysafir.
Në minutën e 67 u akordua një goditje e lirë në favor të Zonjës së Vjetër, të cilën nga një distancë prej 28 metrash, ‘Grande’ Alex Del Piero shënoi edhe golin e dytë në ndeshje duke dyfishuar epërsinë për skuadrën mysafire. Me këtë fitore Juventus siguron vazhdimin në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve porse ndeshjet e radhës do të përcaktojnë nëse do të përfundojë në vendin e parë apo të dytin. Takimi tjetër në Grupin H ndërmjet Bates dhe Zenitit i ka takuar skuadrës mysafire e cila ka shënuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Pogrebnyak (34’) dhe Danny në fund të ndeshjes.


Te gjitha statistikat rreth keti takimi mund ti gjeni ne brendesin e webit www.grande-juve.tk - Shkarko Golat e Gjeniut Alex Del Piero...