Juventusi “bën pazar” në Bundesligë! .
Jo vetëm Shvainshtaiger, tashmë “Zonja” kërkon edhe Diegon e Podolskin Juventusi me një mision fantastik merkatoje në Gjermani. E gjitha u konfirmua nga zbuluesit bardhezinj, që ishin ulur disa ditë më parë në tribunat e stadiumeve të Bundeligës për të vrojtuar fantazistin e Verder Bremenit, Diego. Dhe të enjten drejtori sportiv i “Zonjës”, Alesio Seko ishte në Berlin për ta parë miqësoren mes Gjrmanisë dhe Anglisë. Por kësaj here të vrojtuarit e veçantë ishin Podolski e Shvainshtaiger, të dy prej kohësh të preferuar nga Ranieri. Por “pazari” i Juventusit në Gjermani nuk mbaron me kaq, sepse “Zonja e Vjetër” e Serisë A po sheh me interes edhe Ivan Rakitiçin, fantazistin 20?vjeçar të Shalkes dhe të kombëtares së Kroacisë, që ka shprehur që tani dëshirën e tij për të ardhur në kampionatin italian, me një skuadër si Juventusi.