02 nëntor 2008

Xavi i kёnaqur me dygolёshin e shёnuar

Mesfushori i Barcelonёs, Xavi, thotё se ai nuk e mban mend kur kishte shёnuar dy gola, qё nga rinia e tij, gjё tё cilёn e bёri nё fitoren e djeshme prej 4-1 ndaj Malagas.
“Nuk mund tё mbaj mend kur kam shёnuar dy gola nё njё ndeshje qё nga ditёt kur isha nё ekipin e tё rinjve, por kjo u bё e mundur pёr shkak tё hapёsirёs sё krijuar nga sulmuesit”, ka thёnё Xavi pas ndeshjes. “Jam i kёnaqur me reazultatin. Kemi treguar se mund tё adaptohemi nё tё gjitha situatat. Pavarёsisht kushteve tё papёrshtatshme, shёnuam njё fitore tё vёshtirё”, ka shtuar spanjolli.