02 nëntor 2008

Spalletti: Roma dёshtoi tё reagonte

Trajneri i Romёs, Luciano Spalletti, ka thёnё se ekipi i tij dёshtoi tё reagojё nё situatat e ndёrlikuara gjatё derbit tё mbrёmshёm tё Serie A, tё cilin Juventusi i fitoi me rezultat 2-0
“Dolёm nё fushё mirё, duhej tё kishim shёnuar nё ato 2-3 rastet qё kishim, pastaj pati njё goditje tё lirё tё shkёlqyeshme nga Del Piero dhe u frikёsuam nga humbja sёrish. Nuk reaguam nё mёnyrёn e duhur, vrapuam shumё, por nuk ishim tё organizuar”, ka thёnё Spalletti. “Ekipi jonё ka nevojё pёr entuziazёm dhe gjakftohtёsi pёr tё treguar tё gjitha kualitetet, pёr momentin na mungojnё kёta faktorё. Kur jemi nё vёshtirёsi dёshtojmё tё reagojmё, edhe pse pёrpjekjet janё nga secili”, shton Spalletti. Humbja e mbёmshme ishte humbja e pestё nё radhё nё tё gjitha garat pёr Romёn, dhe e gjashta nё nёntё ndeshje nё Serie A. Roma qёndron nё vendin e 17-tё, njё pikё mbi zonёn e rrezikut, ku mbase mund tё gjendet pas ndeshjeve tё tjera tё sotme.