Skuadra daneze Copenhagen ia ka mohuar fitoren Valencias vetëm gjashtë minuta pa papërfunduar takimi duke barazuar shifrat në 1-1, në ndeshjen e rëndësishme për Grupin G të Kupës UEFA.Në gjysmëlojën e parë rrjetat heshtën pasi që nuk u shënua gol në asnjërën anë, edhe pse Valencia e kishte vazhdimisht iniciativën. Edhe pjesa e dytë vazhdoi me iniciativën e skuadrës vendase me ç’rast ata arritën që të krijonin epërsinë. Sulmuesi spanjoll, Fernando Morientes, u gjet më së miri para portës pas një krosimi të Edu, dhe shënoi (61’) për rezultatin 1-0. Mirëpo, edhe pse dukej që Valencia do ta fitonte ndeshjen, kështu nuk ndodhi pasi që pa përfunduar koha e rregullt (84’), Copenhagen barazoi rezultatin me anë të Santin.