Sulmuesi i Milanit Andriy Shevchenko ka pranuar se atij i mungojnë golat, pasi në ndeshjen e të enjtes mbrëma dështoi të shënonte kundër Bragës në kuadër të Kupës UEFA.“E pash një skuadër të mirë të Milanit, megjithëse nuk ishte lehtë pasi shumë lojtarë ishin kthyer nga lëndimet. Mirëpo, në fund arritëm të shënojmë fitore”. “Eksperimentimi me tre sulmues, shkoi mirë. Krijuam shumë mundësi. Mirëpo ishte vështirë të shënonim sepse ata mbroheshin mirë me shumë lojtarë dhe neve nuk na jepej shumë hapësirë” “Më mungoi goli, është e vërtetë, sidomos në San Siro. U mundova të shënoj pas atyre të gjitha shanseve por nuk ia arrita”, ka shpjeguar ukrainasi.