01 nëntor 2008

Tottenham sёrish i rrezikshёm nё minutat e fundit

Tottenham ka shёnuar edhe njё gol tё vonshёm, qё kёsaj here i ka sjellё tri pikё nё derbin pёrballё Liverpoolit, tё zhvilluar nё White Hart Lane tё Londrёs, ndeshje qё pёrfundoi me rezultat 2-1.
Robbie Keane bёri rikthimin e tij kёsaj here si kundёrshtar i Tottenhemit, duke asistuar nё golin e tё kuqve, tё shёnuar nga Dirk Kuyt pas tre minutash. Pasi qё mysafirёt dy herё kishin godiur shtyllёn, Jamie Carragher dёrgoi topin nё rrjetёn e tij pas njё prekje me kokё nё minutёn e 68-tё, pёr tё barazuar rezultatin. Por, sulmuesi rus Roman Pavlyuchenko iu dha njё goditje shpresave tё Liverpoolit pёr tё fituar kampionatin, duke shёnuar golin e fitores nё minutёn e fundit tё kohёs sё rregullt. Me humbjen e sotme Liverpooli humb edhe kreun, ku ngjitet Chelsea. Tё dyja ekipet kanё grymbulluar nga 26 pikё, por blutё kanё diferencё mё tё mirё tё golave. Tottenhami, qё po gjen veten pas njё fillimi tё dobёt tё sezonit, me tre pikёt e fituara largohet nga vendi i fundit nё tabelё, pёr tu ngjitur dy pozita mё lartё.