04 nëntor 2008

Terry tifozëve: Silluni mirë në Romë!

Kapiteni i Chelsea John Terry i ka tërrhequr vëmendjen tifozëve të skuadrës së tij që do të udhëtojnë nesër për në Romë. “Dëshiroj që tifozët tanë të sillen në mënyrë të kujdesshme dhe të arsyeshme, - ka thënë Terry. – Shijojeni qytetin dhe ndeshjen dhe kthehuni në shtëpi shëndosh e mirë, dhe me një rezultat pozitiv në xhep.” Në Romë nesër pritet të shkojnë 3600 tifozët të Chelsea. Bluve të Londrës do t’iu mungojë Ashley Cole, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë në gju, ndërsa Roma e ka grumbulluar Françesko Totin.