Skuadra gjermane Stuttgart ka shënuar fitore komode kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Grupit C në Kupën UEFA me rezultat 2-0.
Gjermanët shënuan në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të takimit, ndërsa fatal për serbët ishte Gomez i cili shënoi dy herë (76’ dhe 80’). Ndërkohë, skuadra e Udineses ka dalë fituese në udhëtim kundër Spartakut të Moskës, ndeshje kjo e rëndësishme Për Grupin D. Italianët e filluan më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutat e para (12’) me anë të Fabio Quagliarelas, mirëpo pas vetëm pesë minutash vendasit barazuan rezultatin me golin e Rodriguez. Në pjesën e dytë u akordua një penallti në favor të skuadrës mysafire, dhe ishte sërish Quagliarela (60’) i cili nga pika e bardhë shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Udinesen. Një takim tjetër tashmë i kryer është ai i Grupit B ndërmjet Metalist Kharkiv dhe Herthas së Berlinit i cili ka përfunduar pa gola.