06 nëntor 2008

Dështojnë skuadrat holandeze

Skuadra e Wolfsburgut e ka shkatërruar Hereenvenin me rezultat 5-1 në kuadër të grupit E të Kupës UEFA.
Për çudi takimi filloi me avantazhin e skuadrës mysafire (31’), mirëpo gjermanët e lanë epërsinë e holandezëve vetëm tre minuta dhe pastaj shënuan dy herë brenda pesë minutash. Edin Dzeko i barazoi shifrat (34’), ndërsa Grafite (39’) shënoi golin e parë të epërsisë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë u panë edhe tre gola të vendasve të cilët e shkatërruar skuadrën mysafire. Golashënuesit ishin Misimovic (53’), sërish Dzeko (60’) dhe Krzynowek (71’). Edhe skuadra tjetër holandeze Feyenoord Rotterdam ka pësuar në shtëpi me rezultat 3-1 nga CSKA e Moskës në takimin e vlefshëm për grupin H. Rusët shënuan të parët me anë të Berezutskit (13’), mirëpo në minutën e 29-të ish-lojtari i Barcelonës Van Bronchorst i barazoi shifrat në 1-1. Por sa vlejti kjo kur CSKA shënoi edhe dy herë me anë të Love (40’ dhe 81’) i cili e fundosi skuadrën vendase.