Trajneri i Romёs, Luciano Spalletti, ka lavdёruar lojtarёt e tij pas fitores sё mbrёmshme ndaj Chelseat me rezultlat 3-1, nё Olimpiko.Romakёt mposhtёn londinezёt me njё gol tё Christian Panuccit dhe dy gola tё Mirko Vucinic, qё i dhanё avantazhin 3-0 ekipit vendas, ndёrsa goli i John Terryt vulosi rezultatin e ndeshjes. “Jam i kёnaqur nga lojtarёt. Tё gjithё luajtёn shkёlqyeshёm, veçanёristh Brighi dhe Perotta nё mesfushё. Perotta isthe veçanёrisht i mirё dhe jam shumё i kёnaqur nga rezultati. Tё gjithё u pёrpoqёn dhe ishte njё ndeshje e pabesueshme”, ka thёnё Spalletti. “Ishim tё bashkuar nё disa javёt e fundit dhe klubi gjithmonё na ka dhёnё pёrkrahjen e nevojshme, ndёrsa lojtarёt si De Rossi dhe Brighi kёtё e treguan sonte”, ka pёrfunduar trajneri italian.