05 nëntor 2008

Maxi: Arbitri gaboi

Kapiteni i Atletico Madridit dhe autori i golit tё epёrsisё nё ndeshjen e mbrёmshme tё Ligёs sё Kampionёve ndaj Liverpoolit, Maxi Rodriguez, ka thёnё se ёshtё i pakёnaqur me rezultatin.
Spanjollёt kaluan nё epёrsi me golin e Maxi Rodriguez pas 37 minutash lojё nё Anfield, por tё kuqtё barazuan me njё penalti kontroverse tё shёnuar nga Gerrard nё minutёn e tretё shtesё tё ndeshjes. “Jemi tё hidhёruar qё barazimi erdhi nё kёtё mёnyrё. Veçanёrisht nёse je pёrgatitur gjithё javёn pёr ndeshjen, ndёrsa kjo ёshtё njё zgjidhje jo e drejtё qё nё minutat e fundit na nёnshtroi. Arbitri gaboi dhe ua fali barazimin”, ka thёnё Maxi. Maxi megjithatё ka thёnё fjalё tё mira pёr lojёn e shkёlqyeshme tё bashkёlojtarёve tё tij, edhe krahas disa rasteve mjaft tё mira tё lёshuara. “Deri nё minutёn e 92-tё e kishim ndeshjen. Kishim tre raste pёr tё zgjidhur gjithçka dhe ja erdhi edhe tek penaltia fatale”, ka pёrfudnuar kapiteni i ekipit spanjoll.