01 nëntor 2008

Milan-Napoli, kthehet sfida e madhe

Ndalohen krahasimet në këtë pragsfidë. Milan... Maradona...Laveci. Milan-Napoliështë një shkëndijë e historisë,një sfidë e madhe që rikthen tëkaluarën në fushë. Një e shkuarmadhështore, thuajse epakthyeshme sot. Megjithatëklasifikimi duket sikur është injë kohë të largët: Napoli i pari,Milani i dyti. Dhe krahasimetndalohen për respekt. Milan-Napoli dhe 10 vjet sfidë mesviteve ‘90. Është një listë elavdishme përballjesh mesMaradonës dhe holandezëve,mes Biankit e Sakit, titujsh kampiontë fituar për një monedhëapo për përmbysje nëlimite mes polemikave. Milan-Napoli kthehet me njëdomethënie që mbulon tëgjitha të tjerat. Maradona...Laveci. Te Napoli ka një pritjetë heshtur, ajo që mund të vlejënjë krahasim të guximshëmtë viteve të fundit: një argjentinas,madje dy pas tripletës sëDenisit që e bëjnë të ëndërrojë‘Pibe de oro’, i cili u zyrtarizuasi trajner i Argjentinës. Ndeshjame Milanin mund të “pagëzojë”një paralelizëm kaq tëguximshëm. Ose ta hedhë nëerë fare, siç bëri janarin e kaluar. SFIDA E PAFUND –Megjithatë, realiteti është disimë i ashpër. Nëse i hedh njësy të kaluarës, në fakt Maradonae ka mundur Milanin në“San Siro” vetëm një herë tëvetme: 13 prill 1986, java e 28-të. Shënon Xhordano, më pasMaradona, Di Bartolomei shkurtondiferencën nga njëgoditje dënimi. Është Milani iLiedholmit, me Maldinin, poredhe me Uillkins e Hateley.Ndërsa, te Napoli i Biankit ishteXhordano, por edhe Ferrarae Bertoni. Mbetet e vetmja herënë histori (mes Milanit dhe Interit)ku Maradona del fitimtarnga “Scala” e futbollit. Që ngaai moment e tutje, Napoli mjaftohetme gjashtë barazime etetë humbje. Madje dhe me rezultatetë ekzagjeruara: pas 0-0 të sezonit 1986/1987, Milanifiton në sezonin e “parakalimit”të famshëm me rezultatin4-1, më 3 janar 1988, pavarësishtavantazhit të miqve nëfillim të lojës me një “xhevahir”të firmosur nga dy prejlojtarëve të trios “Ma-Gi-Ca”(gol i Karekës pas asistit të Maradonës),përmbysi gjithçkame golat e Kolombos, Virdisit,Gulitit dhe Donadonit. Mëvonë, pas një tjetër 0-0 të sezonit1988/1989, Milani fitoipër tri vite me radhë: 3-0 në1990 (por titullin kampion nëfund e fituan napolitanët), 4-1në 1991 dhe 5-0 në sezonin1991/1992. Sezonin e kaluarpërfundoi 5-2 në “San Siro”(por në “San Paolo” erdhi re-vanshi në muajin maj: 3-1).Historia e betejave të humburadhe e luftës së fituar: gjatëviteve të Napolit të madh,Maradona bën vetëm njëmrekulli në Milano. Era post-Diego është një tjetër histori.Në sezonin 1992/1993, një penalltiqë iu mohua Zolës në finale,i heq nga duart Napolittë Biankit një fitore të mundshme3-2: avantazhi 2-0 nëfund të pjesës së parë, falë golavetë Karekës dhe Polikanos,sfumohet në pjesën e dytë pasnjë dygolëshi të Lentinit. Nukshkon mirë në sezonin 1993/1994: në minutën e 90-të njëgoditje dënimi e ekzekutuarme mjeshtëri nga zv/presidentiaktual i Federatës së Futbollit,Demetrio Albertini, i heqskuadrës së Lipit një barazimtë merituar (përfundon 2-1,gola të Pekias e Panuçit). Më 8janar 1995 Rosi bën një gafë“alla Dida” dhe Fabio Kanavaro(goli i parë në Serinë A),vetëm tri minuta nga përfundimii dhuron një barazimi 1-1Napolit, pas goli të avantazhittë shënuar nga Simone për Milanin.Më pas, Napoli i Boshkovit,falë një penalltie që Taljatelai priti Roberto Baxhos, arrin tëndalë Milanin e Kapelos. Përfundon0-0 edhe më 10 dhjetor1995, rezultat që do të përsëritetmë 26 prill 1998. Para dhe paskësaj date, Milani fiton 3-1 më20 tetor 1996 (dopietë e Ueasëdhe gola të Baxhos e Kruzit përNapolin), dhe 1-0 falë njëgoditje me kokë fituese të Ambrozinitmë 25 nëntor 2000.Më pas, 5-2 i vitit të kaluar, medebutimin e Patos me gol.Tani e kaluara është e tashme.Napoli është i pari, kurse Milanii dyti. Të dielën në mbrëmjedo të përpiqet t’i vjedhë ëndrrën.Maradona është nëpankinën e Argjentinës dhe ika sytë nga Laveci.