01 nëntor 2008

MARÇELO LIPI “Napoli për titull, por Milani më i frikshëm”

“Ky është një kampionat me nivel të lartë, fare i pazakontënga sa jemi mësuar të shohim gjatë viteve të fundit. Mesiguri që titulli do të vendoset në fotofinish”. Si teknik iItalisë, Marçelo Lipi bën një analizë të 9 javëve të para të kampionatittë Serisë A. Duke filluar nga dashuria e tij e vjetër,Napoli: “Skuadra e Rejës është entuziazmuese kur niset nëshpejtësi. Laveci është kompletuar si lojtar, Denis është i pamëshirshëm,kurse në mesfushë ka lojtarë me cilësi si Hamshik,Gargano, Blazi e Maxhio. Mbi të gjitha, De Laurentis eMarino janë treguar vërtetë të zotë me merkato. Në këto kushte,përse duhet ta lëshojë Napoli vendin e parë?”.- Po në krye të klasifikimit është edhe Udineze.Çdo vit Udineze është paraqitur mirë. Investon te të rinjtëe talentuar. E keni vënë re se sa sulmues ka në dispozicionMarino? Di Natale, Pepe, Kualjarela, Floro Flores dhe Sançez.Për më tepër, Udineze nuk ka përdorur ende dy futbollistëshumë cilësorë si Obodo e Zapata. Ky i fundit u kërkua ngashumë klube gjatë merkatos së verës.- Mund ta fitojnë titullin kampion Napoli ose Udineze?Po, nëse arrijnë të qëndrojnë në krye deri në mars. Në pranverë,Liga e Kampioneve ka ndikimet e veta. Gjithsesi, për momentin,Marino dhe Reja kanë si objektiv të vetëm grumbullimin sa më tëshpejtë, të pikëve që i dhurojnë qëndrimin në Serinë A.- Milani ka arritur të kalojë Interin në renditje.Kuqezinjtë janë gjysmë hapi para rivalëve të tyre. Jo vetëm përklasifikimin, por edhe se nuk marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.Milani është i frikshëm kur merr përsipër realizmin e një objektivi.Tashmë do titullin kampion dhe jo rastësisht kishte vite qënuk e fillonte kampionatin me kaq vrull.- Ançeloti ka vuajtur disi pas dy humbjeve të para.Karlo ka qenë i detyruar të ndërtojë një skuadër me shpejtësi,për shkak të Lojërave Olimpike e kualifikimeve në Amerikën eJugut. U desh një muaj punë për të nxjerrë Milanin e vërtetë. Pastaj,ka qenë dhe fitorja në derbi që i ka ndihmuar më shumë.- Ronaldinjo dhe Kaka vazhdojnë të shkëlqejnë.Mua më mahnit forca e Gatuzos. Është një futbollisti shkëlqyer dhe një njeri fantastik. Së shpejti dokthehet edhe Pirlo.- Ka njerëz që thonë se Milani po shkëlqen prejmungesës së tij.Budallallëqe. Pirlo do e ndihmojë më shumëMilanin, sepse është një nga futbollistët më tëmirë në botë.- Edhe Juventusi ka kaluar një situatë kritike.Gjithsesi ata janë rikthyer menjëherë. E patëse çfarë bëri Nedved kundër Bolonjës? Juventusikishte shumë mungesa dhe Pavel arriti ta udhëheqëekipin drejt fitores. Ata kanë diçka të veçantë. E përmë tepër, i plotësojnë të gjitha kushtet për të triumfuarnë kampionat dhe Ligën e Kampioneve.- Amauri është i vetmi nga blerjet që ka arritur tëpërshtatet shumë mirë.E vërtetë. Deri tani ka qenë blerja më e mirë. Po endjek me shumë kujdes.- Interi nuk po ecën ashtu si duhet.Gjithçka që bën ose thotë Murinjo, zmadhohet dhei bëhet shumë publicitet. Gjithsesi, ai po bën një punë tëmirë. Atij nuk i intereson të kryesojë kampionatin që tani,pasi dëshiron të administrojë forcat deri në pranverë, kurdhe Liga e Kampioneve hyn në një fazë të rëndësishme.Është trofeu që kërkohet më shumë në kampin zikaltër.Mos harroni që më parë nuk kishin mbrojtës qendre,ndërkohë që tani kanë mjaft probleme në mesfushë.- Murinjo ka përdorur grushtin e hekurt me Adrianon.Një trajneri nuk mund t’i prishet nga askush, metodologjiae punës.- Ndërkohë Roma po zhgënjen. Mendoni se ështëfundi i një cikli?Roma është skuadra më e pafat. Dëmtime dhe blerjevetëm në momentet e fundit. Spaleti ka arritur të krijojënjë skuadër të shkëlqyer, por që për momentin nukpo jep më të mirën e vet. Roma mund të rikuperojë nërenditje, por më parë duhet të besojë te të gjithë kampionëte saj. Nuk mendoj se ka përfunduar një cikël.- Fiorentina vazhdon të përmirësohet.Intervistë e teknikut të përfaqësueses së ItalisëMARÇELO LIPI“Napoli për titull, porMilani më i frikshëm”Me Interin ishte sikur të kishin fituar, pasi luajtën pa Xhilardinondhe Mutu. Një provë e vërtetë maturie. Me të dy sulmuesit nëformë të mirë, keni për të parë që djemtë e Prandelit do fitojnë meBajernin në Ligën e Kampioneve.- Mund të thuhet se futbolli italian po kthehet në kohën e tëashtuquajturave ”7 motra”?Folëm për 7 skuadra që mund të fitojnë titullin. Ky është njësinjal rritjeje. Një ekuilibër drejt lartësive, jo ultësirave.- Ndonjë e dhënë e vlefshme për kombëtaren tuaj?Po lind diçka e re për futbollin italian. Gjatë grumbullimevetë fundit kam bërë disa zgjedhje të detyruara. Dhe kamemra të tjerë për të nxjerrë. Këtu mendoj për Paladinon,D’Agostinon, Ferronetin, Espoziton e Biaxhantin, apo Galopa.Jam duke i ndjekur të gjithë këta djem. Shumë skuadrapo dhurojnë një futboll spektakolar. Si për shembull, Xhenoae Atalanta, teksa më ka mahnitur edhe Katania e Zengës.- Maradona është bërë trajneri i ri i Argjentinës...Që tani imagjinoj futbollistët argjentinas, duke e dëgjuarme gojëhapur në ditën e parë të stërvitjes. Diego shihet si njëmit. Pastaj jam i sigurt se do të bëjë një punë madhështore.Maradona do të dijë të marrë 101% nga atletët e tij, sepse ditë fitojë dashurinë e shokëve të aventurës. Për këtë mund tëpyeten fare mirë ish-shokët e tij te Napoli.