04 nëntor 2008

“Me Juven s’na falet përgjumja”

Pas humbjes në Kupën e Mbretit, një tjetër zhgënjim i radhës ka ardhur për Realin e Madridit në kampionat. Dhe lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Bernd Shuster duket se nuk e kanë kapërdirë dot barazimin e fiksuar të dielën në mbrëmje në fushën eAlmerias. “Nuk mund të mohohet se humbëm dy pikë –ka deklaruar mbrojtësi Fabio Kanavaro -. E kishim lojën nën kontroll përgjatë të gjithë 90 minutave, por papritmas rrezikuam ta humbisnim ndeshjen. Në asnjë mënyrë nuk mund t’i lejojmë vetes të përgjumemi kështu kundër Juventusit, në sfidën e së mërkurës për Ligën e Kampionëve. Na duhet të fitojmëme çdo kusht për të siguruar kualifikimin në fazën emetejshme të kompeticionit”. Edhe mesfushori anësor holandez Arjen Roben është shprehur pak a shumë nëtë njëjtin linjë me mbrojtësin italian. “Jam vërtet i zhgënjyer nga rezultatit. Nekishim shanset tona, pors’ia dolëm t’i konkretizonim. Çfarë mëkathi! Tashmë na duhet të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme që kemi të mërkurën ndaj Juventusit. Na duhet të mposhtim bardhezinjtë me çdo mënyrë që të kemi mundësi. Nuk na lejohet më të humbasim pikë”, ka paralajmëruar Arjen Roben. Shuster Mëgjithëse dominoi ndeshjen e së dielës ndaj Almerias, duke shpërdorua rraste para portës, skuadra madrilene u ndëshkua edhe një herë tjetër nga mungesae efektshmërisë së lojtarëve të saj. “Përsëri lamë dy pikë, pasi utreguam të pazotët për të shndërruar në gola ato raste që krijuam në portën ekundërshtarëve – ka vërejtur me zhgënjim tekniku i Realit, Bernd Shuster -.Ishim të saktë në kontrollimi ne ndeshjes, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse u treguam të pasaktë para portës, sidomo sa të herë kur Almeria po mendonte të sulmonte përtë barazuar. Zotërojmë shumë cilësi në sulm për të mbyllur ndeshjet dhe për të siguruar tri pikët. Megjithatë na duhet të tregohimi më agresivë për të realizuar këtë”, përfundoi Shuster. Kështu, madrilenët, në sfidën e së mërkurës ndaj Juves, kërkojnë të ndryshojnë “rrugën” e rezultateve, pasi në dy sfidat e fundit nuk kanë mundur të arrijnë te fitorja.