04 nëntor 2008

“I ringjalluri” Tiago s’e përjashton largimin

“Po dalim nga kriza”, u shpreh Ranieri në natën që pasoi triumfin e radhës gjatë periudhës së fundit. Roma uthye, Juventusi u ringjall. “Vitin e kaluar arrinim të nënshtronin kundërshtarët, t’i gjunjëzonim. Dhe më në fund ukthyem që ta bëjmë”. Me ndihmën e papritur të Tiagos, që luajti ndeshjen e dytë radhazi si titullar dhe në mënyrë perfekte. Aq sa meritoi duartrokitje. “Kisha thënë gjithmonë se ishte një lojtar i madh dhe që nuk kishte arritur të dilte në vlerat e veta për arsye të mistershme për ne... Në Bolonja luajti vetëm pas një stërvitjeje dhe me verdhekuqtë “duroi” gjatë të gjithë ndeshjes, përkundër vetëm dy ditëve përgatitjeje. Dhe zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme”, ka qenë kurorëzimi i trajnerit bardhezi. Por ai, portugezi i trishtueshëm, që duket se ka gjetur buzëqeshjen, në televizionin luzitan “Antena 1” zbulon një dëshirë: “Nuk luaj, ose më saktë luaj pak. Prandaj mund të mendoj të kthehem në atdhe. Portugalia është vendi im dhe është e qartë që nëse do të kish mundësinë do të tentoja sërish të kthehesha”. Mos ndoshta te Benfika, që e la përpara disa vitesh për tëshkuar te Çelsi? “Klubi duhet të tregojë se më dëshiron dhe pastaj mund të shfaq preferencën time, në rast se do tëkishte 2-3 skuadra të interesuara për mua. Por para së gjithash, unë jam një futbollist profesionist dhe për këtë nuk mund të them se në Portugali do të luaja vetëm te Benfika. Gjithsesi, nëse në janar, gjërat nuk do të ndryshojnë te Juve di të them se do të kërkoj zgjidhjen më të mirë për mua”. Megjithatë, duket se “era e ndryshimit” po fillon të përkëdhelë edhe Tiagon, paralelisht me kthimin e Juves në kohëtmë të mira.