03 nëntor 2008

Galliani lavderon lojtaret e Milanit

Milani pati nevoje per nje autogol per te mposhtur Napolin, dhe zevendespresidenti i rosonereve, Adriano Galliani, shfaq emocionet e tij pas marrjes se pozites se pare ne tabele dhe ka fjale te mira per te gjithe lojtaret.Djelmoshat e Carlo Ancelottit, nuk ishin ne gjendje te thyejne kundershtarin qe luante me 10 lojtare, deri ne minutat e fundit te ndeshjes, kur heroi qe shenoi hat-trick ne mesjave, German Denis, kesaj here gjeti rrjeten e gabuar, pas nje harkimi te Ronaldinhos. “Jemi plotesisht te kenaqur, une ende festoj dhe mendoj se do te kem nevoje per gjithe naten per te çliruar adrenalinen. Ne fituam kunder nje ekipi te shkelqyeshem qe luajti nje ndeshje te mrekullueshme dhe duhet te them se pashe nje praqitje te jashtezakonshme sonte”, ka thene Galliani pas ndeshjes se mbremshme. “Christian Abbiati me ne fund eshte rikthyer. Giuseppe Favalli ishte po ashtu fantastik. Sa i takon Gennaro Gattusos, ai e ka ndezur gjithe zhveshtoren dhe kisha te drejte kur e binda ate te qendroje ne qershorin e kaluar”, ka shtuar zevendespresidenti. Rosoneret, qe gjate vikendit do te udhetojne tek ekipi i rikthyer ne Serie A, Lecce, jane ne krye te tabeles per te paren here ne kater vitet e fundit.