03 nëntor 2008

Eto: Qendrimi ne Barcelona vendimi me i mire ne jete

Sulmuesi i Barcelones, Samuel Eto’o, thote se vendimi per te mbetur ne Camp Nou eshte vendimi i tij me i mire ne karriere.Kamerunasi ne fillim te kesaj vere ishte nje prej tre yjeve, te cilet trajneri Pep Guardiola nuk i deshironte. Deco dhe Ronaldinho gjeten klube te reja, por Eto’o refuzoi disa dhe vendosi te mbetet ne Barca. “Kisha oferta nga disa ekipe, por vendosa te vazhdoj ne Barcelona dhe mendoj se ishte vendimi im me i mire qe e kam marre ne gjithe jeten time. Nuk kam ndonje deshire te madhe per t’i treguar kualitetet e mia ne ndonje vend tjeter”, thote kamerunasi. “E gjithe karriera ime eshte ndertuar ne Spanje dhe nuk me pengon te pensionohem ketu. Se pari jam kamerunas dhe pastaj spanjoll. Nese do te duhej te largohem nga ketu, do te ishte e njejte sikur largohem nga vendi im. Por une nuk kam synim te largohem, ketu jam shume i lumtur”, ka perfunduar Eto’o.