Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thёnё se titulli kёtё sezon do tё mbyllet nё mёnyrё tё tillё qё çdo gol mund tё jetё vendimtar.“Ne nuk dёshirojmё tё gabojmë. Ekipi mё i qёndrueshёm do ta fitojё ligёn dhe ekipi im do tё duhet tё jetё shumё i mirё tash. Kemi vёnё njё cak me lojtarёt, se çdo diferencё golash mund tё jetё e rёndёsishme, andaj duhet tё jemi tё sigurt se jemi mё tё mirёt nё kёtё”, ka thёnё Ferguson. “Nё kёtё moment Chelsea ёshtё shumё para nё shënimin e golave, andaj kemi shumё pёr tё bёrё si edhe nё diferencёn e pikёve”, shton trajneri skocez. United sot udhëton tek Aston Villa, ekip qё qëndron vetëm njё pikё mё prapa dhe qё javën e kaluar mposhti Arsenalin nё Emirates.