23 nëntor 2008

Calderon ofron 2.5 milionё euro pёr pesё fitore radhazi

Mediat spanjolle kanё përcjellё lajmin se presidenti aktual i Real Madridit, Ramon Calderon, iu ka premtuar lojtarёve tё tij njё bonos prej 2.5 milionë eurosh nёse shёnojnё fiore nё pesё ndeshjet e ardhshme.
Pёr t’i stimuluar futbollistët, presidenti Ramon Calderon nё darkёn e mbrёmshe me lojtarët e klubit, ka premtuar njё bonos prej 2.5 milionё eurosh, qё do tё thotë rreth 120 mijё euro pёr çdo futbollist, por vetëm nёse shёnojnё pesё fitore radhazi, qё do tё sillnin plot 15 pikё. Ndeshjet nё tё cilat Calderon dëshiron tё fitojё gjithçka janë dy tё Ligёs sё Kampionёve dhe tre tё La Ligёs, saktësisht ato pёrballё Recreativo, BATE Borisov, Getafe, Sevilla dhe Zenit. Pas këtyre pason edhe derbi i madh me Barcelonёn, qё zhvillohet mё 13 dhjetor, i cili nuk ёshtё pёrfshirё nё kёtё bonos, por pёr tё cilin Calderon ka premtuar njё bonos tjetër.