Sulmuesi i Interit Hernan Crespo nuk dëshiron të transferohet te Real Madrid për afat të shkurtër kohor, por kërkon që të qëndrojë më gjatë në Santiago Bernabeu.Mbretërit dëshirojnë të angazhojnë një sulmues në vend të të lënduarit Ruud Van Nistelroy, ndërsa i kanë ofruar Crespos një ofertë gjashtëmujore për të kaluar në skuadrën e tyre. “Hernan ndjehet shumë mirë te skuadra e Interit. Ai do të largohej në janar nëse një skuadër i ofron kontratë të plotë dhe pagë tërheqëse”, është shprehur agjenti i Crespos, Fernando Hidalgo.