Pas humbjes së thellë prej 5-0 në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në Basel, ekipi zviceran në ndeshjen e kthimit të grupit C të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Barcelonë, ka arritur të nxjerrë një barazim 1-1.Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi argjentinas Lionel Messi çoi Barcelonën në epërsi, pas më se një ore lojë (62’), por tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, zviceranët barazuan me anë të zëvendësuesit Eren Derdiyok (82’).Me këtë barazim Baseli i jep fund edhe 11 fitoreve në varg të Barcelonës. Megjithatë ekipi spanjoll kryeson grupin C me 10 pikë, derisa Baseli vazhdon të mbetet në fund të tabelës së grupit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, ekipi portugez Sporting Lisbona ka përsëritur rezultatin e ndeshjes së kaluar, duke shënuar sërish fitore minimale ndaj Shakhtar Donetky, kësaj here para publikut të vet me golin e Derlei, në minutën e 73-të të ndeshjes.Me tre pikët e reja, Sporting mbetet një pikë pas Barcelonës, në pozitën e dytë.