03 nëntor 2008

Scolari: Mbrojtja e mirë, sulm i mirë

Në pritje të ndeshjes së nesërme të Ligës së Kampionëve përballë Romës, trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka pohuar se Nicolas Anelka do të jetë startues.“Anelka do të jetë që nga fillimi. Drogba nuk është i gatshëm për të qenë startues. Ai mund të luajë 20-25 minuta, aspak më shumë”, ka thënë trajneri brazilian.Chelsea deri tash nuk ka pranuar asnjë gol në Ligën e Kampionëve dhe Scolari beson se kjo është edhe baza e suksesit. “Është shumë e rëndësishme të kemi besim në mbrojtjen, pasi kemi shumë lojtarë të mirë në sulm dhe në mesfushë, dhe janë vetëm një ose dy ndeshje në të cilat nuk kemi shënuar gol. Në Ligën e Kampionëve kemi dy fitore dhe një barazim dhe besoj se kur kemi një mbrojtje të mirë, kemi edhe një sulm të mirë”, ka shtuar Scolari.