Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo nuk ёshtё i sigurt pёr ndeshjen e radhёs tё Ligёs sё Kampionёve kundër Villarrealit, pёr shkak tё njё lëndimi tё vogël.Ronaldo u tërhoq nga loja dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes përballё Aston Villas, pasi qё pёsoi njё goditje nё kёmbё. “Kёmba e tij ёshtё ca e dëmtuar. Ronaldo nuk do tё jetё i sigurt pёr ndeshjen e tё martës”, ka thёnё Ferguson pas barazimit nё Villa Park, Nё udhëtimin nё Spanjё, Ferguson nuk do tё mund tё llogarisё as nё shërbimet e Dimitar Berbatov, i cili u lëndua nё ndeshjen me kombëtaren e Bullgarisё.