Asi i Milanit, Ronaldinho, ka kërkuar nga bashkëkombësi i tij, Adriano, që të vendosë vetë për fatin e tij, dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ai që t’u bashkohet Rossonerëve.“Adriano duhet të vendosë vetë. Nëse ai dëshiron të largohet nga Inter, atëherë ashtu duhet të bëjë”. “Megjithatë, ai duhet ta thotë këtë gjë dhe jo unë. Ai është një lojtar i madh dhe një bashkëlojtar shumë i mirë”. “Unë do ta kisha mirëpritur me dëshirë të madhe te Milan, sikurse do ta bënte secili lojtar tjetër. Ancelotti është një trajner shumë i mirë dhe do ta nxirrte më të mirën nga ai”, ka thënë Ronaldinho.