02 nëntor 2008

Ranieri: “Ndeshja më e mirë sezonale”

Klaudio Ranieri është i ekzaltuar pas triumfit në mbrëmjen e djeshme përballë Romës, kur lojtarët e tij falë golave të Del Pieros dhe Markionit marrin tri pikë të tjera të rëndësishme në kampionat: “Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, mbase më e mira sezonale për ne. Duartrokitje për Del Pieron, Amaurin, por gjithashtue dhe për Markionin, që, tashmëqë ka filluar të gjejë formën mëtë mirë fizike, po shfaq të gjithë cilësitë e tij, pikërisht ato për të cilat i kemi besuar gjithmonë. Njëtjetër faktor i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje ka qenë paraqitja e shkëlqyer e mbrojtjes, ku Molinaro ka qenë perfekt gjatë gjithë 90 minutave. Jam shumë i lumtur për atë çfarë po japim në fushë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, deklaron Klaudio Ranieri.