Panucci: Roma do ta tejkalojë krizën
Mbrojtësi veteran i Romës Christian Panucci beson se skuadra e tij do ta gjejë formulën për ta kaluar krizën aktuale, ndërkohë që ka dhënë një 'ultimatum' dhjetë ditësh për ta bërë këtë.“Ne jemi një skuadër e cila mund të dalë nga kriza për dhjetë ditë. Duhet të jeni të qetë, sepse ne do të zgjidhim gjithçka. Siç e dini mua nuk pëlqejnë arsyetimet”, iu është drejtuar Panucci tifozëve të nevrikosur të Romës. Edhe mesfushori ofanziv, Simone Perrota, i ka këshilluar tifozët se duke i sulmuar autobusët ose duke i ofenduar lojtarët, vetëm se i përkeqësojnë gjërat. “Kërcënimet nuk shërbejnë për asgjë, dhe neve na vjen keq për atë që ka ndodhur. Ne jemi të pikëlluar për këtë situatë dhe ende nuk mund ta shpjegojmë atë”, ka shtuar Perrota.