
Lojtari tashmë ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e klubit për vazhdimin e marrëveshjes, por negociatat janë bllokuar.Xavi ka marrëveshje e cila skadon në vitin 2010 dhe drejtuesit e klubit në disa raste kanë bërë të ditur se dëshirojnë që lojtari të nënshkruajë marrëveshje jetësore, por ende nuk ka asgjë konkrete.Por 28-vjeçari ka një pagë shumë më vogël se ajo e Messi, Henry dhe Puyol dhe dëshiron që kjo situatë të ndryshojë.“Barcelona mendon se Xavi kurrë nuk do ta lëshojë klubin pasi që është katalanas dhe rrjedh nga shkolla e të rinjve. Por kjo është një qëndrim i rrezikshëm dhe arrogant. Ai është një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe dukshëm Barca nuk e kupton si duhet vlerën e tij”, ka thënë një mik i lojtarit.Sipas mediave angleze, Arsenali dhe Liverpooli janë duke e përcjellë situatën, dhe janë të gatshëm ta angazhojnë mesfushorin nëse iu jepet rasti.