06 nëntor 2008

Mutu beson në kualifikim

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, mendon se skuadra e tij ende e ka mundësinë e kualifikimit, pavarësisht barazimit në Artemio Franchi kundër Bayern Munichut, me ç’rast Viola mbetet pesë pikë prapa Lyonit dhe Bayernit kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
“Luajtëm shumë mirë, por sikurse edhe në takimet tjera nuk arritëm ta shënojmë golin vendimtar”. “Herët a vonë fati do të kthehet në anën tonë. Ne e dimë se çka pritet prej nesh dhe këtë e treguam kundër një skuadre të fuqishme siç është Bayerni, dhe ende ekziston mundësia e kualifikimit për ne”, ka thënë sulmuesi rumun në fund të ndeshjes.