Murinjo lë përsëri jashtë Adrianon e Kruzin
Zhoze Murinjo përsëri nukfal. Në listën e të grumbulluarvekundër Rexhinës, ai kavendosur t’i lërë serish jashtëAdrianon e Kruzin. Dy lojtarëtnë fjalë ishin të përjashtuaredhe për sfidën e së mërkurësme Fiorentinën, por mendohejse në fundjavë ata të riktheheshinnë pankinë. Në konferencënpër shtyp të ditës sëdjeshme, tekniku portugez kashpjeguar: “Filozofia ime ështëqë, lojtarët duhet të adaptohenme mënyrën e të menduarittë trajnerit të tyre. Nuk edi nëse Adriano do arrijë takuptojë duke qëndruar jashtëfushës, por mund të themvetëm këtë: nëse dikush i ështëdedikuar me gjithë zemëratij, ai kam qenë pikërisht unë.Por nuk duhet harruar që, unëjam lideri i një grupi prej 29futbollistësh, në të cilin ekzistojnërregulla dhe ku një trajnerkurrsesi nuk mund të tolerojëaskënd kundrejt të tjerëve.Sinqerisht që mendimi im përAdrianon nuk ka ndryshuarabsolutisht, por unë jam njëperson koherent dhe ashtu siçkam bërë në të kaluarën, duhetfillimisht të mbroj emrin eklubit dhe në fund lojtarët. Këtaduhet ta kuptojnë që respektindaj skuadrës që përfaqësonështë themelor, - ka vijuartekniku portugez i zikaltërve.– Në sfidën ndaj Rexhinës,Adriano do të më shërbente,por nëse një lojtar profesionistnuk fillon së pari të respektojëshoqërinë që e paguan, atëherësi mund të respektojë profesionine tij?! Këto janë disa ndërgjërat që nuk mund t’i pranojkurrsesi nga një prej lojtarëvetë mi. Rruga e rikthimit për brazilianin,e theksoj, është mjafte vështirë; por, nga ana tjetër, evështirë nuk do të thotë aspakqë është e pamundur”. Përveçtemës së dy futbollistëve, Adrianoe Kruz, këto ditë ështëfolur shumë edhe për krahasimine Interit të RobertoMançinit dhe Interit aktual tëMurinjos. Ja se ç’mendon vetëkreu i pankinës: “Krahasimetnuk më pëlqejnë, sepse në futbollato janë të pabazuara.Unë nisem vetëm nga faktet,kështu që punën e bërë ngane do mund ta kuptojmë tëgjithë më mirë vetëm në muajinmaj. Gjithsesi, mos harroniqë unë trofeun e parë e kamfituar, Superkupën e Italisë”,përfundon Murinjo.