Juventus: Ndaj Realit mungojnë Knezeviçe Grigera, rikuperohet Zaneti
Dario Knezeviç është operuar me sukses pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Bolonjës, por kjo gjë do t’i kushtojë atij tri muaj qëndrim jashtë fushave të blerta. Por në prag të sfidës me Realin e Madridit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve, nuk është vetëm ky lajmi i keq për Ranierin, pasi duket se edhe Zdenek Grigera nuk ndihet mirë për të zbritur në fushë në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi çek ka dalë me probleme nga sfida me Romën dhe është në dyshim për të mërkurën. Gjithsesi, mbi angazhimin e tij çdo gjë do të vendoset në stërvitjen e fundit në prag të kësaj përballjeje. Ndërkohë, një lajm pozitiv është rikuperimi i plotë i mesfushorit, Kristiano Zaneti, i cili do të rikthehet në dispozicion të Ranierit për ndeshjen me madrilenët.