02 nëntor 2008

Juventus avancon bindshëm

Një nëntori është një ditë e shënuar për klubin bardhezi, themelimi i shoqërisë sportive Juventus. Dje, “Zonja e Vjetër” ka festuar 111 vjetorin e saj dhe sigurisht që nuk kishte sesi kjo festë të mos kurorëzohej me një sukses. Mbrëmë në “Olimpikon” e Torinos zhvillohej super-sfida e javës së dhjetë e Serisë A, ndërmjetJuventusit dhe Romës, epërfunduar në favor të djemve të Klaudio Ranierit,me rezultatin 2-0. Nëse bardhezinjtë rigjejnë fitorene tretë radhazi në kampionat,verdhekuqtë vazhdojnë të fundosen gjithmonëe më shumë drejt fundit të renditjes. Ata që mendojnë për diçka të tillë janë kapiteni bardhezi, Alesandro DelPiero, i cili me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë magjistrale nëminutën e 38-të të pjesës së parë kalon në avantazh “Zonjën e Vjetër”. Roma përpiqet të balancojë ndeshjen, por juventinët janë shumë superiorë në fushën e lojës dhe me disavantazhin prej 1-0, lojtarët e Spaletit idrejtohen dhomave të zhveshjes. Në 45 minutat e dyta pritet një reagim nga ana nënkampionëve në fuqi të Serisë A, por ndeshja rifillon sërish nën simfoninë e trupës së Ranierit. Fillimisht Amauri me një roveshatë provon reflekset e portierit romanist, Doni, i cili më pas nuk ka se çfarë të bëjë asgjë, pas një kombinimi në zonë ndërmjet Del Pieros, që me një pasimtë saktë fton Markionin të dyfishojë shifrat për Juventusin dhe të mbyllë përfundimisht fatin e kësaj sfide.