07 nëntor 2008

Interi shpreh interesim pёr Renato Auguston

Mediat italiane bёjnё tё ditur se kampioni i Italisё, Interi, ёshtё nё përcjellje tё lojtarit tё Bayer Leverkusen, Renato Augusto.
Tuttosport ka shkruar se nerazurёt i kanё dërguar zbuluesit e tyre nё ndeshjen mes Bayern dhe Wolfsburg, qё përfundoi me fitore 2-0 tё vendasve. Synimi i Interit ka qenё i riu brazilian, Renato Augusto, i cili kёtё verё ёshtё transferuar nё Gjermani. Mesfushori ofensiv mendohet njё prej talenteve mё tё mëdhenj tё moshës sё re dhe spekulohet se Bayer ka paguar afro 10 milionё euro pёr 60% tё kartonit tё tij. 20-vjeçari nё tё kaluarёn ishte lidhur me njё transferim nё Serie A dhe para njё viti ishte shumё afёr nёnshkrimit me Palermon.